Zyra e kryeministrit izraelit mohon se Hamasi ka rënë dakord për marrëveshjen e Gazës

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu mohoi të mërkurën se Hamasi kishte rënë dakord me propozimin e armëpushimit të Gazës nga ndërmjetësit e Katarit.

Ky zhvillim erdhi pasi një zyrtar izraelit tha se grupi militant palestinez kishte dhënë miratimin e tij.

Kanalet mediatike izraelite kishin raportuar se, pas dritës jeshile nga Hamasi, marrëveshja do të shpallej zyrtarisht të enjten dhe do të hynte në fuqi të dielën me lirimin e pengjeve të para, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

source

Nach oben scrollen