I nominuari për shef qeverie nga LDK, Lumir Abdixhiku sot ishte në Sallën e Kuqe për të shpalosjen e planit të investimeve prej 1.5 miliardë eurove për Prishtinën.
Abdixhiku tha se shteti i kthehet me mbështetje Prishtinës menjëherë pas të dielës së dytë të shkurtit kur zyrtarizohet përkrahja e Unazës së Jashtme.
Para prishtinasve u zotua edhe për spitalin e kryeqendrës, stadiumin nacional dhe Qendrën Kombëtare të Sportit dhe jo vetëm.
E me thirrjen që të bëhen pjesë e ndryshimit, Abdixhiku i vizitoi edhe novobërdasit, pasdite, ku bëri disa premtime.
Pos këtij projekti, lideri i LDK-së dha edhe premtiem tjera për novobërdën.
Numrat e shifrat Abdixhiku nuk i la anash as kur u nis të kthehet, teksa insistoi t’ua kujtojë edhe njëherë novobërdasve numrin e partisë së tij në zgjedhjet e 9 shkurtit.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.