Një person është arrestuar në Gjakovë pasi që i njëjti me veturën e tij ishte ndaluar në zonën për autobus.
I njëjti, sipas policisë në mënyrë konstante nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve për të liruar zonën, dhe poashtu ka refuzuar të prezantojë dokumentet personale.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt, raporton Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.