Ndërmarrja “Trepça” tre punëtorë i ka larguar përkohësisht nga puna, personat në fjalë janë me inicialet M.S., B.Sh. dhe E.K.
Në njoftimet e lëshuara nga ndërmarrja thuhet se M.S. i është shqiptuar sot masa disiplinore “largim i përkohshëm nga puna”.
“I njëjti me datën 10.01.2025 në ora 06:30 është skenuar përmes kartelës dhe ka dalur nga rrethoja afër portës nr. 1, ashtu që ka kryer shkelje 🚷 të detyrave të punës sipas Rregullores për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, e njëjta masë është shqiptuar edhe ndaj B.Sh. dhe E.K.
“Të njëjtit me datën 07.01.2025 kanë ikur nga vendi i punës dhe kanë shfrytëzuar daljet alternative për të ikur nga vendi i punës, ashtu që kanë kryer shkelje të detyrave të punës sipas Rregullores për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.