Tentativë e dytë për arrestimin e presidentit të shkarkuar në Korenë e Jugut

Autoritetet koreano-jugore, të cilat po hetojnë presidentin e shkarkuar Yoon Seok Yeol, kanë vizituar për herë të dytë rezidencën zyrtare të tij për të ekzekutuar një urdhër-arrest, raportojnë mediat lokale.

Tentativa e parë për arrestimin e Yoon më 3 janar dështoi, pasi hetuesit u përballën me një bllokim disa orësh nga pjesëtarët e Shërbimit të Sigurisë Presidenciale, transmeton klankosova.tv.

Zyra për Hetimin e Korrupsionit sipas bbc, e cila është krijuar për të hetuar zyrtarët e lartë, po përpiqet të arrestojë Yoon nën akuzat për shpërdorim të pushtetit dhe nxitje të kryengritjes.

Këto akuza lidhen me përpjekjen e tij për të vendosur ligjin ushtarak në fillim të dhjetorit 2024.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

source

Nach oben scrollen