Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka eksaluar totalisht në gjuhën denigruese ndaj opozitës në Kosovë.
Ai ka ofenduar duke i quajtur “bërlloga” dhe ‘’të pafytyrë’’ opozitarët, transmeton klankosova.tv.
”I i pyesim disa bërllogë të partive opozitare, si keni fytyrë që Policinë e Kosovës ta krahasoni me policinë e Millosheviqit, të pafytyrë”, është shprehur Sveçla.
Kujtojmë se sot gjatë ditës shtetet e QUINT-it, i kanë reaguar ashpër aksionit të urdhëruar nga Sveçla e të ekzekutuar nga policia për komunat paralele serbe.
Gjithashtu prokuroria ka konfirmuar se ky dikaster nuk ka ndjekur rrugët ligjore lidhur me operacionin.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.