Presidenti i përkohshëm i Koresë së Jugut kundër konflikteve institucionale

Presidenti i përkohshëm i Koresë së Jugut, Choi Sang-mok, ka bërë një deklaratë lidhur me përplasjet e tensionuara mes hetuesve që po përpiqen të arrestojnë presidentin Yoon dhe Shërbimin e Sigurisë Presidenciale.

Choi theksoi se konflikti mes institucioneve shtetërore është i papranueshëm dhe mund të dëmtojë rëndë besimin e publikut transmeton klankosova.tv.

Ai njoftoi se ekzekutimi i urdhrit të arrestit për Presidentin Yoon ka nisur dhe e cilësoi këtë një moment kritik për ruajtjen e rendit dhe sundimit të ligjit.

Sipas bbc, presidenti i përkohshëm u bëri thirrje të gjitha palëve të veprojnë me gjykim të kujdesshëm dhe sjellje të përgjegjshme, duke paralajmëruar se ata që shkelin ligjin do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

source

Nach oben scrollen