“Më kanë dhënë besimin dy herë”, pse duhet të votohet Eliza Hoxha? (VIDEO)

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha e ka argumentuar se pse qytetarët duhet ta votojnë atë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në emisionin “DPT te Fidani”, ajo tha se qytetarët e kanë parë punën e saj, si dhe i kanë dhënë besimin për plot dy herë, transmeton Klankosova.tv.

“E para, për ata që veç ma kanë dhënë besimin dy herë, dhe që kanë pasur mundësi të më shohin edhe në punë, edhe në perfomrancë, edhe në qëndrimet e mija që nuk kanë luhatur e kam mbajtur njëfarë konsistence në atë që për çfarë qëndroj, atë që mendoj, dhe se çfarë kam vepruar edhe si civil, e i kam zgjedhur pikërisht ato Komisione që ta bëj të njëjtën punë që e kam bërë diku jashtë, por tani nga pozicioni tjetër”, tha Hoxha.

Ajo po ashtu tregoi se çfarë i mbeti peng përgjatë këtij mandati katërvjeçar si deputete.

“Pengu që më ka mbetur është megjithatë që vij nga fusha e arkitekturës dhe planifikimit, kam pasur shumë qejf të jem të Komisioni për Planifikim Hapësinor, Bujqësi dhe Mjedis, por që ka qenë e pamundur me qenë në tri komisione”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

source

Nach oben scrollen