Memli Krasniqi, kryetari i PDK-së, në kuadër të tubimeve për fushatën zgjedhore sot ka qenë në fshatrat e Kaçanikut.
Në dy postime të ndara në Facebook, ai ka bërë të ditur se ka qenë në Elezaj dhe në Biçec.
Ai ka thënë se Kaçaniku mbetet kalaja e pamposhtur.
“Biçec: Shumë. Bashkë. Frymëzuese! Dje, sot dhe, padyshim edhe nesër, Kaçaniku mbetet kalaja jonë e pamposhtur!”
“Elezaj, Kaçanik: Energji. Moblizim. Fitore!”, ka shkruar Krasniqi në postimet e tij. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.