Hamza viziton Kooperativën Bujqësore “Krusha”, premton mbështetje

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka vizituar Kooperativën Bujqësore “Krusha”, ku u prit nga drejtuesja, Fahrie Hoti.

Pretendenti për të parin e ekzekutivit ju premtoi të punësuarve aty që do të kenë mbështetje bizneset si një nga pikat në programin e tij qeverisës.

Hamza u njoh me sfidat dhe nevojat e punës në këtë biznes.

Në fund të vizitës, aktualisht kryetari i komunës së Mitrovicës, u kujdes të bëjë disa blerje nga turshitë e bëra gati nga gratë e punësuara aty. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

source

Nach oben scrollen