Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar sot banorët e fshatit Reçak, afër datës përkujtimore të Masakrës së Reçakut.
Me banorët, Hamza foli për ekonominë, shëndetësinë, arsimin dhe jo vetëm për drejtësinë e munguar.
Në një postim në Facebook, Hamza thotë se programi i tij nuk është thjesht një premtim për të nesërmen, por një kambanë që fton qytetarët të besojnë në mundësitë që vendi ynë ofron, raporton Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.