Emisari i Shteteve të Bashkuara për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, se i ka çuar raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara në nivelin më të ulët.
Grenelli i reagoi Kurtit në një postim në rrjetin social “X”, duke thënë se kreu i ekzekutivit kosovar zgjodhi grindjet politike dhe ndërmori veprime të njëanshme.
“Departamenti i Shtetit i Bidenit dhe Shtëpia e Bardhë kritikuan veprimet dhe paaftësinë e Kurtit për të rritur ekonominë e Kosovës”.
“Kurti zgjodhi grindjet politike dhe ndërmori veprime të njëanshme. Ai solli marrëdhëniet Kosovë-SHBA në pikën më të ulët. Ai u dënua nga udhëheqësit evropianë, NATO dhe ekipi i Joe Biden”, shkroi Grenell, transmeton Klankosova.tv.
Kritikat e tij për Kurtin vazhduan duke i thënë se ai mbështeti Bidenin dhe Kamala Harrisin në zgjedhjet në ShBA, por megjithatë ai u kritikua sërish nga ta.
The U.S. relationship with Kosovo suffered during Joe Biden’s presidency.
Biden’s State Department and White House criticized Kurti’s actions and inability to grow Kosovo’s economy.
Kurti picked political fights and took unilateral action. He brought Kosovo-U.S. relations to… https://t.co/63RXn8r1hH
— Richard Grenell (@RichardGrenell) January 23, 2025
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.