Gjilani liron dy futbollistë në janar

Gjilani ka liruar dy futbollistë gjatë janarit, Arbër Mustafën dhe Eldonit Shaqirin.

“Sport Club Gjilani njofton se ka liruar me mirëkuptim futbollistët Arbër Mustafa dhe Eldonit Shaqiri”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.

“Në kërkim të hapsirave për të luajtur më shumë, klubi ka mirëkuptuar futbollistët dhe ka ndarë rrugën e bashkëpunimit”.

“Sikurse Mustafa, po ashtu edhe Shaqiri ishin shembull i profesionalizmit dhe përkushtimit të treguar në punë”.

“Gjilani i falenderon Arbërin dhe Eldonitin për kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishin pjesë e klubit, ndërkohë që u uron shumë suksese në angazhimet e tyre të reja sportive”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

source

Nach oben scrollen