Gjendet trupi i pajetë i 26-vjeçarit nga Prizreni

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 08:20, policia është informuar se një qytetar e ka vërejtur një trup të pajetë në lumin “Drini i Bardhë” në afërsi të urës se fshatit Rugovë.

Organet e rendit nga Prizreni dhe Gjakova kane dal në vendngjarje, ku kane vërejtur trupin e pajetë.

“Pas kontrollimit të viktimës nga njësitë përkatëse, në rrobat e viktimës janë gjetur dokumentacion personal në emër të Arban HISARI i ditëlindjes 05.06.1998, si dhe rrobat të cilat i kishte viktima ishin të njëjtat sikur në ditën kur është raportuar i zhdukur nga familjaret, andaj besohet se trupi i pajete është i viktimës së lartcekur”, njofton Vesel Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

Arban Hisari raportohet i zhdukur, policia e familja kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

source

Nach oben scrollen