Eksperimenti dentar: Vera e kuqe mund t’i dëmtojë dhëmbët tuaj!

Një dentist ka zbuluar se cila nga katër pijet popullore lë njolla më të theksuara në dhëmbë dhe ka pranuar se rezultatet ishin befasuese.

Dr. Miles Madison, një dentist nga Beverly Hills, i Californias, kreu një eksperiment duke zhytur katër dhëmbë të hequr në çaj, Coca Cola dhe verë të kuqe për dhjetë ditë, transmeton klankosova.tv.

Rezultatet, të postuara në TikTok nga Dr. Madison, i cili njihet si ‘the gumfather’ në rrjetet sociale, treguan ndikimin tronditës të verës së kuqe. Dhëmbi i zhytur në këtë pije ishte ngjyrosur pothuajse tërësisht në të purpurt.

“Vera e kuqe njollosi të gjithë dhëmbin – smaltin, rrënjën, gjithçka”, tha ai.

“Ajo shkakton më shumë njolla se çdo pije tjetër”.

Nga ana tjetër, Coca Cola jo vetëm që ngjyrosi dhëmbin në një nuancë të errët, por gjithashtu dëmtoi strukturën e tij duke krijuar gropa të vogla, një efekt që Dr. Madison e lidhi me përmbajtjen acide të pijes.

Eksperimenti sjell në vëmendje ndikimin negativ që këto pije mund të kenë në shëndetin e dhëmbëve dhe rëndësinë e kujdesit oral.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

source

Nach oben scrollen