Dy vjet pas themelimit, Grapeland Rahoveci synon Superligën

Skuadra e basketbollit e Rahovecit po përgatitet me synimin e vetëm, inkuadrimin në Superligë.

Grapeland Rahoveci, nga Liga e Dytë arriti të ngjitet vitin e kaluar në Ligën e Parë, por kjo është e pamjaftueshme për rahovecasit, të cilët e kërkojnë elitën basketbollistike.

Që kur ka nisur edicioni i garave 2024/25, kjo skuadër ka zhvilluar shtatë ndeshje kampionale në Ligën e Parë dhe që të gjitha i ka fituar.

Mbrëmë në palestrën “Mizair Isma”,  Grapeland ka filluar stërvitjet nën drejtimin e trajnerit Bujar Loci dhe ndihmësve Blerim Delibeqa dhe Altin Selmancena,  ku të pranishëm ishin 13 lojtarë, ndër ta edhe dy përforcime Burim Zekiqi dhe amerikani Kheri Bradwei.

Lojtarët u zotuan se Grapeland do të shkruajë historikun njëshekullor të sportit rahovecas, mbase inkuadrimi në Superligë, pas vetëm dy vjet e gjysmë të themelimit.

Grapeland u themelua në mars të vitit 2023 nga basketbollistë të rinj të klubit të shuar KB Rahoveci, në krye me kryetarin Indrit Krasniqi, po ashtu ish-basketbollist.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

source

Nach oben scrollen