Klubi basketbollistik Bora e ka befasuar Pejën në fund të pjesës së parë të xhiros së 17-të, duke e përmbysur rezultatin nga mbi 10 pikë.
Çereku i parë i takimit i takoi Pejës, të cilën e fitoi me gjashtë pikë epërsi, përkatësisht 22:28, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa, në çerekun e dytë, pavarësisht që rezultati shkoi deri në 10 pikë epërsi për Pejën, Bora arriti që ta kthente atë në favor për një pikë, duke e fituar 10-minutëshin e dytë me shtatë pikë.
Më i miri deri më tani në parket te Bora ishte basketbollisti amerikan Cambridge me 15 pikë e një asistim, ndërsa te Peja u dallua Ikpe me 14 pikë e shtatë topa të vjedhur.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.