Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Artan Behrami, ishte goxha i ashpër me kritika drejtuar kryeministrit Albin Kurti.
Behrami tha në Edicionin Special në Klan Kosova se Kurti nuk është njeri i besës.
Ai e quajti mashtrues Kurtin, madje tha se atij duhet t’i ngritët përmendore si mashtrues.
“Albin Kurti, është David Copperfield, mashtrues optik. Magjia iu ka zhdukur. Ai mundet që pas 9 shkurtit me shty edhe me disa vezë për zë. Zëri i tij do të shuhet, ai do t’i takojë së kaluarës. Dhe më 9 shkurti Kosova do ta ketë qeverinë e re me kryeministër Bedri Hamzën”, tha ai në Klan Kosova.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.