Anija “hije” e Rusisë u bllokua në Detin Baltik, thotë Gjermania

Autoritetet gjermane kanë thënë se një cisternë nafte e bllokuar në ujërat gjermane i përket flotës “hije” të Rusisë, e cila sipas Berlinit përdoret për të shmangur sanksionet.

Autoritetet detare të Gjermanisë (CCME) thanë të premten se anija me flamur panamez, e njohur si Eventin, kishte humbur fuqinë dhe drejtimin, që do të thotë se rimorkiatorët ishin vendosur për të siguruar anijen, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock fajësoi Moskën, duke akuzuar presidentin rus Vladimir Putin për “anashkalimin” e sanksioneve dhe kërcënimin e sigurisë evropiane duke “dislokuar pamëshirshëm një flotë cisternash të ndryshkur”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

source

Nach oben scrollen