Simpatizantë të Lidhjes Demokratike erdhën në kryeqytet nga të gjitha anët e Kosovws.
Arsye ishte hapja zyrtare e fushatës elektorale të këtij subjekti politik.
E s’do mend që e gjithë salla e mbushur plotë u elektrizua aty arrit kryetari i partisë që kandidon për kryeministër.
Lumir Abdixhiku para një numri shumë të madh të të pranishmëve, i dërgoi mesazhe kryeminsitrit aktual, të cilin ky synon ta dërgojë në opozitë, raporton Klankosova.tv.
“Në Republikën tonë kryeministri nuk vendoset mbi prokurorinë, kryeministri nuk mbron hajninë! Në Republikën tonë pushteti nuk sulmon mediat, gazetarët e fjalën e lirë. Jemi popull i lirë, e duam lirinë”, tha Abdixhiku në hapjen e fushatës zgjedhore, tranmseton Klankosova.tv.
I pari i LDK-së ironizoi edhe me moton që partia e Albin Kurtit e ka në këtë periudhë parazgjedhore.
“Le t`u themi cep më cep, paratë e vjedhura do t`i ktheni cent më cent”, u shpreh i pari i Lidhjes Demokratike, i cili edhe prezantoi të 110 kandidatët e LDK-së për deputetë në mandatin e ardhshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në vazhdim mund ta ndiqni kronikën e detajuar nga tubimi i LDK-së, përgaditur nga gazetari Flamur Gajtani.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.