Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka qenë sot në Gjilan, ku përmes një postimi në Facebook tha se ka prezantuar projektet kryesore për këtë vend.
Projektet sipas tij janë nga Stadiumi i Futbollit, tek Autostrada e Anamoravës – deri te Dheu i Bardhë, mësimi tërëditor, e deri te investimi 10 milionësh në Spitalin Rajonal.
“Nëndega ‘Kodra e Dëshmorëve’ në Gjilan ishte destinacioni ynë i radhës. Në gjithë madhështinë e takimit, që tani në nivel të nëndegëve po na shndërrohen në tubime madhore, prezantova projektet kryesore për Gjilanin”.
“Nga Stadiumi i Futbollit, tek Autostrada e Anamoravës – deri te Dheu i Bardhë; mësimi tërëditor, e deri te investimi 10 milionësh në Spitalin Rajonal me qëllim të transformimit të tij në një qendër të ekselencës! Frymë! Frymë e madhe gjithandej! Vazhdojmë në Degën 2 në Prishtinë e në mbrëmje në tubimin e zjarrtë në Batllavë në Podujevë! Lutë, e kandidatë, ju faleminderit për gjithë punën”, shkroi Abdixhiku.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.