Abdixhiku: LDK dhe populli i Kosovës janë një

Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, është shprehur tejet I kënaqur me tubimin zgjedhor të organizuar në Gurrakoc të Istogut.

Abdixhiku me këtë rast tha se tashmë krejt është e qartë se “LDK dhe populli I Kosovës tashmë janë një.

“Jemi shumë! Po.bëhemi më shumë!”, tha ai.

“Sepse, le ta themi qartë, e le ta themi thjeshtë, kur gjërat shkojnë keq, kur gjërat shkojnë mbrapshtë, kur eksperimentet përfundojnë, e kur qytetarët kosovarë kërkojnë seriozitet, punë e shtet, ata kanë një adresë dhe një adresë të vetme, kanë një drejtim dhe një drejtim të vetëm, kanë një shtëpi dhe një shtëpi të vetme, kanë Lidhjen Demokratike të Kosovës– shpresën e parë dhe të fundit të Republikës së Kosovës”, u shpreh Abdixhiku transmeton Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

source

Nach oben scrollen