Feta: Lista 137 është shpëtimi i Kosovës

Kryetari i degës së AAK-së në Podujevë, Baki Feta në Llap tha se 9 shkurti është dita që përcakton fatin e Kosovës.

Feta bën thirrje që qytetarët të votojnë kandidatin e AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinajn, i cili sipas tij është një lider që mban fjalën, lider që i duhet Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

“Në këtë takim madhështor, dua të përçoj dy mesazhe. I pari është se 9 shkurti nuk është vetëm ditë e zakonshme, as votim i thjeshtë, më 9 shkurt përcaktohet fati i këtij vendi, jo vetëm për katër vjet që vijnë, por ndoshta për shumë dekada e vite të ardhshme. Kosovës i duhet një lidership i vërtetë, siç është kryeministri në ardhje, Ramush Haradinaj, lider që e mban fjalën”, u shpreh Feta.

Tutje, ai thotë se lista e AAK-së me partnerët e koalicionit, 137, është lista e shpëtimit të Kosovës.

“Mesazhi i dytë rreth listës. Lista jonë me numrin 137, është lista me njerëzit më të mirë dhe e shpëtimit të Kosovës. E kërkoj votën nga ju që jeni njerëz të dëshmuar në çdo aspekt dhe rrethanë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

source

Nach oben scrollen