Haradinaj nga Deçani: S’kemi djem e vajza për mërgim – t’ia garantojmë të ardhmen në Kosovë

Koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-Forumi Intelektual E30 kanë mbajtur një tubim zgjedhor me të rinjtë e Deçanit.

Kandidati për kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook tha se rinia e vendit duhet të mbahet në Kosovë, teksa premtoi 500 milionë euro për bizneset e reja.

“Rinia e Kosovës është më e mira në Botë. Janë shpirti e zemra e këtij populli. Ne nuk kemi djem e vajza për mërgim. E kemi obligim t’i kthejmë e të ardhmen e tyre ta garantojmë këtu, e jo në kurbet”, shkroi Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

source

Nach oben scrollen