Trupat italiane, rezervistë të KFOR-it, kanë arritur të shtunën në Prishtinë, për të përforcuar aleancën e NATO-së në Kosovë.
Në njoftimin e lëshuar për media nga KFOR-i thuhet se vendosja dhe qëndrimi i tyre në Kosovë është i përkohshëm, transmeton Klankosova.tv.
“Në muajt në vijim, më shumë se 200 ushtarë, nga brigada e mekanizuar e këmbësorisë italiane “Sassari”, do të kryejnë një sërë aktivitetesh, së bashku me trupat e KFOR-it dhe do të dislokohen në përgjigje të çdo zhvillimi të rëndësishëm për situatën e sigurisë, përfshirë edhe gjatë periudhës së zgjedhjeve”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.