Zhvillimet dramatike, “uzurpohet” drejtimi i KPM-së (VIDEO)

“Nuk ndjej siguri juridike për të vazhduar mbledhjen sepse nuk mund të jemi në një sallë si dy kryetar dhe misioni im merr fund këtu”, në këtë mënyrë, Jeton Mehmeti u detyrua t’i jap fund mandatit në krye të Komisionit të Pavarur për Medie, 3 ditë para kohe.

Dhe kjo, ndodhi pasi me insistimin e anëtarëve, në mbledhjen e jashtëzakonshme që u thirr të premten u bë zgjedhja e kryetarit të ri të Komisionit, ani se Mehmeti ka të drejtë ligjore ta ushtrojë atë deri të hënën e 21 Janarit.

Me 4 vota pro Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së.

Kjo situatë që nga njohësit e punës se medieve, u paralajmërua si uzurpim i komisionit nga pushteti, u mohua, nga këta anëtarë.

As prania e numrit të madh të gazetarëve nuk është se u prit mirë nga njeriu që do ta merrte postin e kreut të KPM-së.

“Gjatë rregullores së re ka qenë një kohë kur ka pas ankesa prej vete mediave që nuk kanë mjaftueshëm staf për me i përcjell fushatën e secilës parti e shoh sot po vërejë që i kanë lanë do pjesë vetëm me ardh këtu se ju ka dokë temë interesante”, ka thënë Besnik Berisha, kryetar Komisioni i Pavarur i Mediave

Në këtë takim u miratua edhe plotësim-ndryshimi për rregulloren e punës. Mbledhja përfundoi pa u shqyrtuar pika kryesore e rendit të ditës për të cilën u thirr takimi, e madje as nuk u votua as për pozitën e nënkryetarit për të cilën e propozuar ishte Luljeta Aliu.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

source

Nach oben scrollen