Leo ka vazhduar akuzat ndaj Drilonit në atë që kanë folur gjatë ditës së djeshme në pishinë.
Leo shprehej i bindur në atë që pretendon se i ka thënë Driloni për cka tha se pikërisht për atë u shpreh në gjuhën gjermane, transmeton Klankosova.tv.
“Nëse kishe folur në shqip e kamerat kishin qenë të drejtuara tek ne kisha thënë se po ma luan lojën – ti ke folur në gjermanisht në vesh dy ose tri here. Si janë drejtu kamerat kah ti, menjëherë je ndal”, u shpreh Leo.
Driloni mohoi ato që tha Leo teksa bëri thirrje që në spektaklin ‘Prime’ të dalin të gjitha pamjet.
“Unë ty nuk të besoj për atë ‘Vëllai i Madh’ qiti krejt të premten. Unë gjithë të kam pa se ti nuk i mban fjalët kurrë. Në vesh të kam fol për Xhenetën”, u shpreh Driloni.
Leo, mes tjerash, u shpreh se të gjitha këto i bëri publike sepse po i dhimbset Sara për cka tha se Driloni po luan me ndjenjat e saj.
“Ky po të shfrytëzon për lojë, mu ke dhimbtë dhe për këtë e kam qitë këtë. Është duke bërë lojë me ty për të mbërritur në finale”, u shpreh Leo.
Por, për të parë më shumë detaje, shiheni videon në linkun më poshtë.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.