Haradinaj bën homazhe në Reçak bashkë me partnerët e koalicionit

Kryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, bashkë me partnerët e tij të koalicionit kanë bërë homazhe në Reçak, me rastin e 26-vjetorit të masakrës që ndodhi në këtë fshat.

Nëpërmjet një postimi me disa fotografi, Haradinaj thotë se s’do të ndalet asnjëherë së kërkuari drejtësi për Reçakun dhe të gjitha masakrat në Kosovë.

Ndër të tjera, kreu i AAK-së, shprehet se ky krim i tmerrshëm që tronditi ndërgjegjen e botës demokratike, shënoi kthesën vendimtare në rrugëtimin tonë drejt lirisë, njofton Klankosova.tv.

“I përhershëm kujtimi për të rënët”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

source

Nach oben scrollen