Sveçla: Përfundon epoka e komunave dhe institucioneve paralele e kriminale të Serbisë në Republikën e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njofton se sot janë mbyllur komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj si dhe posta e zyre tatimore ilegale.

Në një postim në Facebook, ai shtoi me aksion të përbashkët mes MPB-së e PK-së, si dhe MINT-it e MAPL-së përfundon epoka e komunave dhe institucioneve paralele e kriminale të Serbisë në Republikën e Kosovës.

“Siç edhe jemi zotuar, nuk lejojmë asnjë paralelizëm e aq më tepër kriminal të Serbisë që të cenojë kushtetutën e ligjshmërinë në vendin tonë”, shtoi tutje Sveçla në postim.

Policia e Kosovës nis operacion të gjerë në disa rajone të Kosovës

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

source

Nach oben scrollen