Bora mbulon zonat bregdetare pas shumë vitesh (VIDEO)

Pas një periudhe të gjatë, bora ka mbuluar zonat bregdetare, duke sjellë një pamje të rrallë dhe emocion për banorët e këtyre zonave.

Ndërsa qytetarët i janë gëzuar këtij fenomeni të pazakontë, moti i acartë ka shkaktuar edhe vështirësi të mëdha, njofton Klankosova.tv.

Rrëzimi i shtyllave elektrike dhe pemëve ka shkaktuar dëme në automjete dhe biznese, ndërsa fshatrat përreth kanë mbetur pa energji elektrike.

Erërat e forta kanë përkeqësuar situatën, duke e bërë sfiduese përballjen me këtë mot të pazakontë, raporton gazetari Martin Marku në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në vijim:

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

source

Nach oben scrollen