Ushtarët gjermanë dhe letonezë patrullojnë në veri të Kosovës

Ushtarët gjermanë dhe letonezë të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të KFOR-it, kryen patrullë të përbashkët në veri të Kosovës.

Sipas KFOR-it, patrullimi i përbashkët lejon që ushtritë e dy kombeve të punojnë së bashku për të rritur sigurinë në mbarë Kosovën, transmeton Klankosova.tv.

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të mbështetur të gjitha komunitetet brenda Kosovës”, thuhet tutje në njoftimin e KFOR-it.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

source

Nach oben scrollen