Marseille fiton në Rennes dhe ‘ngacmon’ PSG-në për titullin kampion, i afrohet katër pikë

Ndonëse vendasit e gjetën golin të parët, mysafirët përmbysën gjithçka.

Realizimi i Arnaud Kalimuendo në minutën e 43-të të ndeshjes krijoi përshtypjen se Rennes do të shkojë në pushim me epërsi, por nuk ndodhi kështu.

Marseille barazoi vetëm 120 sekonda më vonë, me anë të Mason Greenwood, raporton Klankosova.tv.

Katër minuta pasi nisi fraksioni i dytë i këtij ballafaqimi të vlefshëm për xhiron e 18-të në “Ligue 1”, Adrien Rabiot i dha avantazhin marzejezëve, të cilin edhe e ruajtën deri në fund.

Pas kësaj fitore, skuadra e drejtuar nga italiani Roberto De Zerbi, është afruar në vetëm katër pikë me PSG-në e vendit të parë.

Këta të fundit nesër në “Parkun e Princave” e presin ekipin e St Ettiene.

Kampionati elitar i futbollit francez, transmetohet ekskluzivisht në platformat Art Motion dhe Kujtesa

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

source

Nach oben scrollen